1

“Për ditë e më shumë Luftëtari po merr trajtën e duhur. Ekipi ka treguar rritje në të gjithë komponentët, qofshin fizikë dhe tekniko-taktikë”.
Kështu e ka nisur bisedën për “Panorama Sport” sulmuesi i Luftëtarit, Mikel Canka. Ky i fundit, së bashku me Mustafa Agastrën, pa harruar dhe gjirokastritin Florian Braho bëjnë një treshe të frikshme.
Përballja miqësore me rivalen e drejtpërdrejtë, Apolonia, tregoi se Canka-Agastra për kundërshtarët e Luftëtarit do të jetë rrezik potencial.
“Me partnerin tim, Agastra në ofensivë, të ndihmuar nga futbollistët e krahut, Luftëtari do të jetë i frikshëm për të gjithë kundërshtarët. Megjithatë, na duhet shumë për të gjetur gjuhën e përbashkët në lojë, pasi jemi një skuadër e riformatuar nga e para”, përfundoi Canka, autori i golit të vetëm në ndeshjen miqësore me Apoloninë të luajtur në “Loni Papuçiu”. Nëse Canka do të ishte treguar më i kujdesshëm në veprimet ofensive së bashku me Agastrën, falë dhe intuitës së Brahos, si njeriu i asisteve, Luftëtari mund dhe duhet ta kishte fituar me rezultat më të thellë takimin miqësor ndaj Apolonisë. Ndërkohë që, pas një dite pushimi, sot bluzinjtë do t’u rikthehen përgatitjeve për sezonin e ri. Tomor Shehu

Next
This is the most recent post.
Previous
Older Post

Post a Comment

  1. The best videos and reviews of The Walking Dead - YouTube
    Here you free youtube to mp3 can see from The Walking Dead - the first film for the horror movie of the same name - The Walking Dead from 1993. This movie is

    ReplyDelete

 
Top